Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur këtë të premte në Peqin, ku një burrë i moshuar 64 vjeçar ka qëlluar me thikë të birin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vashaj dhe për motive banale. Pas debatit të nxehtë, 64 vjeçari me inicialet Y.S ka marrë një thikë dhe ka lënë të plagosur të birin duke e qëlluar. Fatmirësisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në spital.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Y.S., 64 vjeç, banues në fshatin Vashaj, Peqin. Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal”, njofton policia.