Ngjarja në Kavajë, Basha: Atentat ndaj PD nga Rama që të dielën humbet

Kryetari i PD Lulzim Basha mbërriti në Kavajë pas plagosjes që ndodhi në një prej zyrave elektorale të demokratëve në këtë qytet, e quajti këtë ngjarje të rëndë dhe një atentat ndaj PD nga një kryeministër që e di se të dielën humbet.

“Sot Kavaja është përballur me një ngjarje të rëndë. Një atentat kundër PD, kundër Aleancës për Ndryshim, nga një kryeministër që e di se të dielën ai humb, Kavja fiton dhe Shqipëria fiton.

Një njeri që ka humbur çdo kufi njerëzor. Dhe sot hesht ndërkohë që njerëzit e tij me dhunën, me atentatin, jo thjesht ndaj aktivistit tonë, por ndaj demokracisë tregojnë se këtij regjimi i ka ardhur fundit. Kërkojnë të frikësojnë Kavajën, kërkojnë të frikësojnë PD, koalicionin për ndryshim dhe shqiptarët. Kërkojnë të na i mbyllin gojën. Nuk na i kanë mbyllur gojën kurrë, nuk i kemi frikë. Do të marrin përgjigjen e merituar me votë, të dielën, nga Kavaja dhe e gjithë Shqipëria”, tha Basha.

I plagosur ditën e sotme në Kavajë mbeti 27-vjeçari Bledar Okshtuni, raporton Ora News., ndërsa është shpallur në kërkim si autor i ngjarjes, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), person me precedent kriminal në fushën e krimit kundër jetës në një vend të BE-së.