Ngecin bisedimet për rinovimin e kontratës së Zaniolos me Romën

Roma dhe Nicolo Zaniolo janë larg arritjes së marrëveshjes për kontratën e re, prandaj Juventusi po e monitoron me kujdes situatën.

Sipas La Gazzetta dello Sport, të martën është zhvilluar një takim i ri ndërmjet drejtorëve të klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit.

Mesfushori kreativ kërkon 2.5 milionë euro neto në vit që mund të të zbresë në dy milionë, ndërsa 500.000 euro të tjera të përfshihen në formë bonusesh.

Megjithatë, oferta në letër mbetet 1.3 milion euro neto në sezon që mund të arrijë deri në dy milionë euro së bashku me bonuset dhe shtesat.

Është një dallim i dukshëm për Zaniolon (që i ka mbushur 20 vjet), duke qenë se klube të shumta janë të interesuar për shërbimet e tij.

Ai ka kontratë me Romën deri në vitin 2023, megjithatë Juventusi po e ndjek nga afër situatën dhe mund të bëjë ofertë në rast se lojtari e kërkon largimin.