Nga “U17”-shat e deri te kombëtarja A, ditë e rëndësishme për futbollin e Kosovës

Sot nga grupmoshat “U17” dhe deri tek kombëtarja A, Kosova ka ndeshje futbolli.

Në ora 15:00, Kosova “U19” do të luaj kundër Uellsit, pastaj në ora 15:30 Kosova “U17” ka punë me Ishujt Faroe.

Tutje, në ora 18:00, Kosova “U21” do të jetë mysafire e Çekisë “U21”. “Qershia mbi tortë” është ndeshja e kombëtares A të Kosovës kundër Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kombëtarja A nuk ka gjasa për kualifikim por synon që të përmbyll kualifikimet për Botëror në mënyrën më të mirë të mundshme.