Atdhetari i shquar, Hektor Beqiri e ka realizuar sot edhe një vizitë në Hagë, ku është takuar me Rexhep Selimin, mikun e tij, në një moment kur procesi gjyqësor po i afrohet përfundimit.

Përmes një rrëfimi emocional, ai ka përshkruar ndjesitë e përziera gjatë vizitës, duke theksuar se objekti i Gjykatës ngjall trishtim, por brenda tij mbizotëron krenaria dhe ndjenja e afërsisë me bashkëluftëtarët.

Gjatë qëndrimit të tij, Beqiri është takuar me Rexhep Selimin, për të cilin ka shprehur respekt të veçantë, duke e cilësuar si simbol të qëndresës dhe forcës shpirtërore, pavarësisht rrethanave të vështira.

Ai ka theksuar se procesi gjyqësor në Hagë është në metrat e fundit dhe se shumë shpejt pritet vendimi, ndërsa ka shprehur bindjen se drejtësia do të vihet në vend dhe se çlirimtarët do të kthehen në atdhe.

“Fjalët dhe qëndrimi i tyre janë forcë për ne të gjithë”, është shprehur ai, duke përcjellë gjithashtu mesazhin se Kosova ka marrë “shumë të fala nga djemtë e saj çlirimtarë dhe shtetndërtues”.

Vizita e tij vjen në një kohë të ndjeshme për këtë proces, ndërsa pritjet për një epilog përfundimtar janë gjithnjë e më të mëdha.

Postimi i plotë: