Nga Trepça ’89 në Turqi, mësojeni klubin e ri të Arb Manaj

KF Trepça’89 ka njoftuar me anë të një komunikate për media se ka transferuar lojtarin e saj Arb Manaj në FC Ankara Keciörengücü.

Sipas kësaj komunikate, kryesia e klubit të tyre ka udhëtuar në Ankara ku kanë qenë prezentë në finalizimin e këtij transferi.

“Arb Manaj që prej momentit të transferimit tek KF Trepça’89 angazhimi i tij ishte i pandalshëm, puna e pa lodhshme, disiplina dhe karakteri ishin gjithmonë në nivelin më të lartë, gjithashtu puna e pa lodhshme e Presidentit të klubit z.Abedin Zeka që në çdo moment e përkrahte lojtarin dhe e shtynte atë drejt limiteve të tij”, shkruan në komunikatë.

Edhe Arb Manaj ka falënderuar klubin dhe kryetarin Abedin Zeka.

“E falënderoj shumë presidentin e klubit z.Abedin Zeka sepse erdhi personalisht me mua në Turqi për të finalizuar gjithçka rreth kontratës dhe që të qëndroj afër në çdo hapë, jam mjaftë i lumtur dhe shpresoj që kam hedhur hapin e duhur”, ka thënë ai.

FC Ankara Keciörengücü garon në TFF First Ligë apo kategoria e dytë e futbollit turk.

Për momentin skuadra është në vendin e gjashtë të kësaj lige me 7 pikë.

Komunikata e Trepçës

Zyrtarisht KF Trepça’89 arrin akord me FC Ankara Keciörengücü per transferimin e lojtarit Arb…

Posted by KF Trepça '89 FC on Saturday, October 3, 2020