Nga ringu, në plazh me bikini tanga: Ylli i arteve luftarake ‘çmend’ rrjetet sociale (FOTO)
Ylli i arteve luftarake, Paige VanZant, është shfaqur shumë seksi me bikini në numrin më të ri të revistës Sports Illustrated Swimsuit.
Të mërkurën është publikuar numri më i ri i revistës së njohur të kostumeve të larjes.
Në mesin e shumë modeleve nga e mbarë bota, për Sports Illustrated Swimsuit 2019 ka pozuar edhe bukuroshja nga Oregoni, Paige VanZant.
Sportistja e ish-modelja 25-vjeçare ka pozuar me bikini në plazh, duke realizuar disa fotografi tejet seksi – madje edhe gjysmëzhveshur.
Më poshtë mund t’i shihni disa prej fotove të Paige VanZant për SI Swimsuit 2019, ndërkaq të gjitha fotot tjera mund t’i shikoni në ueb-sajtin e revistës