Nga QKUK nuk japin informacione për gjendjen shëndetsore të Ambasadores turke

Policia ka konfirmuar për Ballkani.info se para një ore në aksidentin e rëndë që u përfshinë tri vetura kanë humbur jetën dy persona, katër të tjerë janë lënduar. Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Mramor.

Në mesin e të lënduarve që janë dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë, është edhe Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Ballkani.info ka provuar të kontaktojë me Ambasadën Turke në Prishtinë, por kontakti ka qenë i pamundur, ndërsa nga QKUK kanë deklaruar se nuk mund të ofrojnë informacion përderisa ekipet mjekësore janë ende duke i trajtuar të lënduarit.

Ballkani.info do të ju mbajë të informuar për gjendjen e të aksidentuarve./Ballkani.info/