Cristiano Ronaldo vijon të tregojë se është një makineri golash.

Sulmuesi portugez shënoi në portën e Romës mbrëmjen e sotme, realizimi i 9 në shtatë takimet e fundit në kampionat. Fituesi i 5 “Topave të Artë” u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dërguar portierin vendas në krahun tjetër. 

Statistika mbresëlënëse këto për autorin e 14 golave në kampionat këtë sezon, duke barazuar kështu bomberin e Interit, Romelu Lukaku dhe duke ngushtuar në 6 distancën me rivalin kryesues, Ciro Immobile.