Shefi i kabinetit të ministrit të jashtëm në largim, Jetlir Zyberaj në një postim në Facebook ka thënë se asnjë zyrtar i Beogradit nuk do të lejohet të bëjë fushatë në Kosovë.

Poashtu ai tha se as nuk do të tolerohen kërcënimet kundër komunitetit serb të Kosovës nga Beogradi.

Kosova me 6 tetor do të votojë për përfaqësuesit e saj dhe raportohet se serbët po kanë shumë presione, sidomos nga Lista Srspka e ndikuar direkt nga Beogradi zyrtar, transmeton Ballkani.info.

“Beogradi e di realitetin në Kosovë dhe konform kesaj duhet të sillet, duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Zyberaj. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e 6 Tetorit janë zgjedhje të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
Zyrtarët e Beogradit nuk mund dhe nuk do të lejohen të bejnë fushatë zgjedhore në zgjedhjet e Kosovës. E as nuk do të tolerohën kërcënimet kundër komunitetit serb të Kosovës nga Beogradi.
Beogradi e di realitetin në Kosovë dhe konform kesaj duhet të sillet, duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

loading…