Studentët

Nga Los Angeles në Nju Jork, në Amerikë vazhdojnë protestat kundër luftës së Izraelit në Gaza

Studentët në universitetet amerikane që protestojnë kundër luftës së Izraelit në Gaza janë zotuar të vazhdojnë me këto protesta pavarësisht se policia po tenton t’i ndal protestat.

Demonstruesit në mbarë vendin po kërkojnë që shkollat të ndërprejnë lidhjet financiare me Izraelin.

Poashtu ata po kërkojnë që edhe kompanitë amerikane të mos bashkëpunojnë me ato izraelite, pasi siç potencojnë, në këtë mënyrë po mundësojnë luftën gati shtatë-mujore të Izraelit në Gaza.

Deri më tani në Gaza kanë mbetur të vrarë të paktën 34,388 njerëz dhe kanë lënduar 77.437 të tjerë.