Kryetari i Komunës së Podujeves, Shpejtim Bulliqi ka zyrtarizuar sot marrëveshjen e koalicionit me PDK-në.
Ani pse në vazhdimësi ishte deklaruar ai dhe zyrtarë tjetër të Vetëvendosjes që “Kurrë me PDK-në”, marrëveshje sot pikërisht PDK-së ia dhe dy drejtori dhe kryesuesin e kuvendit komunal.
Pas kritikave të shumta për këtë koalicion, Bulliqi ka dal me arsyetimin se kanë qenë të vetëvdisjshëm se kanë mungesë numrash dhe se të anëtarët e PDK-së e gjetën mirëkuptimin.
“Sqarim për opinionin publik dhe mediat. Me qëllim të funksionalizimit dhe konsolidimit të legjislativit dhe ekzekutivit të komunës, ne i kemi përfshirë dy drejtorë që vijnë nga radhët e PDK-së dhe e kemi votuar edhe kandidatin e tyre për kryesues kuvendi”, tha ai.
“Duke qenë të vetëdijshëm për mungesën e numrave në Kuvendin Komunal dhe përgjegjësisë që na obligon si parti fituese e zgjedhjeve dhe mirëkuptimit që kemi hasur te grupi i këshilltarëve të PDK-së, kemi bërë më të mirën e mundshme që të vazhdojmë qeverisjen e mirë në katër vitet e ardhshme”, thotë Bulliqi.







