Kreu i AKR-së

Nga Kina në Bangladesh, Pacolli thotë se ka nënshkruar kontratë për ta ndërtuar një objekt ambasade

Kreu i AKR-së dhe biznesmeni Behgjet Pacolli është lajmëruar të martën nga Bangladeshi ku ka njoftuar se kompania e tij Mabetex Group ka nënshkruar një kontratë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bangladeshit për ndërtimin e Ambasadës së këtij shteti në Berlin.

Pacolli ka thënë se ndërtimi do të nis menjëherë dhe do të përfundojë për 18 muaj.

Pacolli më herët ka njoftuar se ndodhet për vizitë në Kinë, arsye kjo që s’kishte mundur të merrte pjesë në varrimin e Liridonës.

Njoftimi i plotë:

Është nënshkruar sot një kontratë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Dhaka/Bangladesh dhe menaxhmentit të Mabco (Mabetex Group) për ndërtimin e ndërtesës së Ambasadës së këtij vendi në Berlin.

Ndërtimi do të fillojë menjëherë dhe do të përfundojë në një kohë rekord prej 18 muajsh.

Na prift e mbara!