Simon Hooper

Nga java në javë, nga skandali në skandal nga gjyqtarët në Ligën Premier, tani në duelin Man City-Tottenham

Simon Hooper ka bërë një veprim skandaloz në derbin mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit që përfundoi 3-3 në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.

Derisa rezultati i ndeshjes ishte ky me të cilin edhe përfundoi, gjyqtari bëri një veprim skandaloz në sekondat e fundit të takimit.

Derisa Erling Haaland kishte topin në këmbë dhe u godit nga nga një lojtar i Spurs, arbitri Hooper lejoi që loja të vazhdonte dhe Citizens ishin në kundërsulm.

Jack Geralish ishte i vetëm përballë portës së Tottenhamit, pot gjyqtari ndaloi lojën dhe aty filluan protestat e mëdha nga lojtarët e Cityt dhe tifozët e tyre.

Hooper dukej i humbur në fushë dhe nuk e dinte se çfarë kishte bërë, ndërsa Pep Guardiola nuk ishte aspak miqësor me gjyqtarin tjetër skandaloz, Anthony Taylor, që në këtë takim ishte gjyqtari i katërt.

Arbitri i kësaj ndeshje më gjasë do të ndëshkohet nga federata angleze, por që nga java në javë, ekipet nga liga që cilësohet si më e mira në botë – po dëmtohen në rezultate dhe nuk ka asnjë përmirësim as nga ata në VAR.