Duket se sagës së transferimit të Neymar i ka ardhur fundi.

Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio para pak minutash ka bërë të ditur se marrëveshjes mes Barcelona dhe Paris Saint-Germain është në prag të përfundimit.

Di Marzio njihet për burimet e tij të sakta.

Nuk dihet saktësisht cila ofertë ka bindur drejtuesit e klubit francezë, pas shumë atyre që refuzuan paraprakisht.

27-vjeçari do të kthehet në Spanjë vetëm dy vite pas largimit nga katalanasit, ku pati një aventurë jo të mirë në Francë.

loading…