Nga e premtja, Prishtina fillon shpërndarjen e shujtave të ngrohta për personat në nevojë

Që nga e premtja, 28 dhjetor, në Komunën e Prishtinës do të fillohet me ofrimin e shujtave të ngrohta për personat në nevojë.

Kështu ka njoftuar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se kuzhina popullore do të jetë lëvizëse në lagje të caktuara të Prishtinës.

Me këtë rast, ai ka ftuar qytetarët e bizneset që t’iu bashkëngjiten për të shtuar mirëqenien dhe solidaritetin në shoqëri.

Ky është njoftimi i tij:

Prej të premtes, 28 dhjetor 2018 fillojmë me zbatimin e zotimit 53 të programit tone – Shujta të ngrohta për personat në nevojë – Kuzhina Popullore

Çdo mbrëmje në duke filluar në ora 18:00 kuzhina lëvizëse popullore do të jetë në lagje të caktuara të Prishtinës për të ofruar shujta të ngrohta për të gjithë ata që kanë nevojë. Në bashkëpunim me shkollat do të bëhemi bashkë për mirëqenie e solidaritet. Ky është program i ri dhe synimi është që përveç kuzhinës lëvizëse të kemi edhe disa lokacione të përhershme.

Prandaj fillojmë këtë të premte

28 dhjetor në ora 18:00 – Shkolla Dardania

29 dhjetor në ora 18:00 – Shkolla Zenel Hajdini

P.S. ftojmë qytetarët e bizneset që të na bashkëngjiten për të shtuar mirëqenien dhe solidaritetin në shoqërinë tone. Pas këtyre datave do ta kemi orarin e përhershëm për ta ditur të gjithë.