Sinisha Vukoviq

“Nga dy hapa para, mund të kthehen në tri mbrapa”: Vukoviq me ‘vërejte’ ndaj perëndimit rreth dialogut Kosovë-Serbi

Për një nga studiuesit më eminent të gjeopolitikës aktualisht dhe ligjëruesin në “John Hopkins University”, Sinisha Vukoviq, Perëndimi s’duhet të mjaftohet me fitore të vogla si pranimi i ndërsjellë i targave mes Kosovës dhe Serbisë; duke paralajmëruar se “dy hapa para të mirë, mund të bëhen edhe tre të këqij mbrapa”.

“Mos harroni, fakti që targat e Kosovës janë pranuar në Serbi është një sukses i jashtëzakonshëm për Perëndimin.

Është sukses i madh që me pasaportë të Kosovës, qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe ata të kombësisë serbe, mund të udhëtojnë në të gjithë zonën Shengen.

Pra, të gjitha këto janë fitore të vogla që mjaftojnë për Perëndimin si një tregues se gjërat po ecin në drejtimin që ata presin, por në të njëjtën kohë, ndoshta nga dy hapa të mirë mund të hidhen tre hapa të këqij dhe se durimi nuk është i pakufizuar nga ata e zëra të tillë për të cilët flas”, tha Vukoviq në një intervistë për Pobjeda.

VIDEO BONUS: Interesim i madh për pasaporta pas liberalizimit – Për dy ditë aplikuan 7 400 qytetarë