Nga disavantazhi 3-0, Chelsea arrin barazimin

Chelsea ka arritur të sigurojë një pikë në Premier League në përballjen me West Bromwich Albionin pavarësisht se pjesën e parë e mbylli me tri gola disavantazh.

Callum Robinson me dy gola dhe një tjetër i Kyle Bartleyt çuan WBA-në të qetë në pushim të mes dy pjesëve, por skuadra e Frank Lampardit arriti që në 45-minutëshin e dytë të kthehej fuqishëm për të siguruar pikën e re në Premier League.

Callum Hudson-Odoi, Mason Mount dhe Tammy Abraham realizuan golat për Chelsean në barazimin 3:3, në xhiron e tretë të ligës angleze.

Nga tri ndeshje, Chelsea ka një fitore, një barazim e një humbje. Për WBA-në ishte barazimi i parë pas dy humbjeve.