Neymar vlerëson më të mirët, ja si i përshkruan me një fjalë të vetme CR7, Messin e Benzema

Duke folur për DAZN, Neymar-it iu kërkua të përshkruante pesë nga superyjet më të mëdhenj të futbollit botëror, duke përdorur vetëm nga një fjalë për secilin.

Më pas iu kërkua të bënte të njëjtën gjë për pesë yjet e ardhshëm, përpara se të jepte mendimet e tij për pesë nga mbrojtësit e profilit më të lartë të futbollit.

Ja si i përshkroi Neymar pesë nga futbollistët më të mirë në botë:

Harry Kane: “Inteligjent”.

Karim Benzema: “Klasik”.

Lionel Messi: “Gjeni”.

Cristiano Ronaldo: “Gjeni”.

Luis Suarez: “Gjeni”.

Ja si i përshkroi Neymar pesë yjet e ardhshëm të futbollit:

Jude Bellingham: “I fortë… Cilësi”.

Pedri: “Më pëlqen…, klasik. Ai më kujton Iniesta”.

Nuno Mendes: “Kam shumë gjëra që mund të them për Nuno! Forcë”.

Jamal Musiala: “Cilësi”.

Eduardo Camavinga: “I fortë… Cilës”.

Neymar shtoi: “Ata janë të gjithë cilësorë, të fortë, të shpejtë dhe të talentuar.

Cilësia është një përzierje e të gjithave”.

Neymar emëron mbrojtësin më të ashpër me të cilin është përballur një me një:

“Kyle Walker. Ai është i shpejtë, i fortë dhe inteligjent”.

Neymar-it më pas iu kërkua të jepte mendimet e tij për pesë nga mbrojtësit më të mirë në botë. Kësaj here ai hyri në pak më shumë detaje. Virgil van Dijk: “Të luash kundër Van Dijk është e vështirë, sepse si qendërmbrojtës është kaq i fortë dhe inteligjent.

Ai e di se kur është koha e duhur për t’ju mbyllur dhe kur për ndërhyrje. Kjo e bën më të vështirë. Është më e vështirë të luash kundër qendërmbrojtësve inteligjentë. Ata nuk bëjnë gabime”.

Ruben Dias: “Ruben Dias është një qendërmbrojtës shumë i mirë. Ai është i shpejtë dhe i fortë. Gjithashtu ka cilësi, kështu që e bën të vështirë të luajturin kundër tij”.

Kalidou Koulibaly: “E njëjta gjë. Ai është i shpejtë dhe shumë i fortë”. Raphael Varane: “Kam luajtur kundër Varane shumë herë. Ai është një qendërmbrojtës shumë i mirë. Ai është i shpejtë dhe inteligjent. Pozicionimi i tij është shumë i mirë. Ai është një top-lojtar. Ai pothuajse kurrë nuk gabon. Kjo është arsyeja pse ka fituar kaq shumë”.

Antonio Rudiger: “Më pëlqen Rudiger. Ai është një qendërmbrojtës që ju

shkakton frikë. Wshtë shumë i fortë dhe i madh. Disa sulmues janë paksa të

frikësuar. Unë nuk e bëj, por mendoj se shumë sulmues frikësohen pak prej tij”.