Neymar

Neymar tregon ëndrrën e tij të madhe: Shpresoj që një ditë ta realizoj

Futbollisti brazilian Neymar ka vendosur të largohet nga PSG këtë verë, pas pak më pak se shtatë vitesh në “Parc des Princes”.

Ylli brazilian vendosi të refuzojë disa oferta nga Evropa dhe të shkojë në Arabinë Saudite, në Al-Hilal.

Neymar zgjodhi paratë në vend të futbollit shumë më tërheqës në Evropë, por së fundmi ai zbuloi ëndrrën e tij më të madhe.

Sulmuesi me eksperiencë pranoi se dëshiron të fitojë Kampionatin Botëror me Brazilin dhe nuk dorëzohet deri atëherë, pavarësisht se tashmë është 31 vjeç.

“Natyrisht, unë ende shpresoj se një ditë do të jem në gjendje të përmbush ëndrrën time më të madhe, që është fitimi i Kupës së Botës. Në Brazil, ne kemi një njeri që është idhulli ynë më i madh, një nga më të rëndësishmit”.

“Po flas për Zicon, i cili nuk e fitoi Kupën e Botës, kjo nuk justifikon cilësinë dhe dhuratën që ai kishte, dhe kjo vlen edhe për mua”, ka thënë Neymar.

Ai tutje e pranoi se një ditë do të dëshironte të kthehej në vendlindje, ndërsa shtoi se donte të shkonte edhe në SHBA.

“Një ëndërr tjetër është të kthehem për të luajtur në Brazil. Unë e dua këtë dhe do ta bëj. Do të kthehem një ditë. Doja të luaja në Shtetet e Bashkuara, por nuk ishte e mundur. Janë dy kampionate në të cilat dua shumë të luaj”,  përfundoi Neymar.