Neymar ka dhuruar spektakël kundër Kolumbisë, por në fund, Brazili barazoi 2-2 në ndeshjen që u zhvillua në Amerikë.

Pas disa muajsh mungesë, Neymar është rikthyer të bëjë atë që di më së miri, të dhurojë spektakël në fushën e futbollit.

27-vjeçari shkëlqeu në miqësoren kundër Kolumbisë, ku Brazili nuk mori më shumë se një barazim.

Neymar shënoi golin e barazimit në minutën e 58’ dhe dhuroi spektakël në fushë, derisa golin tjetër e ka shënuar Casemiro në minutën e 19’, pas një asisti nga ana e Neymar.

Golat për Kolumbinë i shënoi Luis Muriel, 25’ dhe 34’.

https://www.youtube.com/watch?v=Nsj21-GPwuA

loading…