Sa në biçikletë, sa në palestër e sa në pishinë, kështu po stërvitet Neymar Junior që të kthehet sa më i fortë pas dëmtimit.

Gjithsesi braziliani nuk harron të dëfrehet, aq më tepër që në Brazil kanë filluar karnavalet e famshme. Muzikë, alegri, femra të veshura me stil dhe kërcime të veçantë shpërthejnë në rrugët e vendit të njohur për “Samba”.

O Carnaval do @neymarjr tá indo MUITO BEM, e o seu? 😂🎉

Crédito: Instagram Memes Neymar pic.twitter.com/MSSgoruSbh

— TNT Sports BR (@TNTSportsBR) March 2, 2019

Neymar ka marrë pjesë në këtë festë të madhe në vend dhe duket se e ka shijuar, aq më tepër që ka qenë në shoqërinë e këngëtares, Rafaela Porto, me të cilën thuhet se ka një flirt prej kohësh.

Me një kapele të zezë dhe një kanotiere të bardhë në të cilën shkruhej: “Jeto pa dhënë shpjegime”, Neymar ishte i shoqëruar edhe nga miku i tij sërfist, Gabriel Medina.