Neymar nuk po zë qetësi. Sikur mos mjaftonte dëmtimi i rëndë që ka pësuar, yllin e Paris Saint-Germainit po e bezdisin në maksimum edhe thashethemet e merkatos.

Aktualisht, ai ndodhet për kurim në Brazil ndërsa sot ka pasur edhe një incident me gazetarët.

Sapo ai zbriti nga makina, iu vërsulën gazetarët, të cilët vazhdojnë të insistojnë me idenë se ai dëshiron rikthimin te Barcelona.

I revoltuar në maksimum, braziliani shpërtheu keq para pyetjes se a do të kthehet te Barcelona.

Neymar iu kthye: “Mos më çani trapin!”

https://www.youtube.com/watch?v=5CGQmfk71do