Neymar Junior pati një paraqitje fantastike ndaj Liverpoolit dhe në fund të takimit ai gjatë një aksioni u përballë me Xherdan Shaqirin

PSG e mposhti Liverpoolin me rezultat 2-1 në Parkun e Princave me ndeshjen që ishte e vlefshme për Grupin C të Ligës së Kampionëve.

Xherdan Shaqiri në këtë takim u inkuadrua nga banka rezervë duke e zëvendësuar James Milnerin në minutën e 77-të.

Në minutat e fundit të ndeshje Neymar tentoi ta poshtëronte yllin shqiptar, me këtë të fundit që gjatë duelit fizik e goditi në fytyrë.

Gjyqtari nuk ndali ndeshjen pasi konsideroi se braziliani po aktronte, derisa Shaqa më pas pasoi topin tek një bashkëlojtarë i tij.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme.

https://twitter.com/DannyelRMCF/status/1067907135344967681?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1067907135344967681&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsport%2Fneymar-perballet-me-shaqirin-shikoni-cfare-i-ben-xherdani-600212%2F