Neymar për Messin dhe Mbappen: Njëri më i miri në histori, tjetër do të bëhet ndër më të mirët

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, e ka thënë se bashkëlojtari i tij Kylian Mbappe nuk mund të krahasohet me Lionel Messin akoma, duke nënvizuar se superylli argjentinas është futbollisti më i mirë në histori.

Neymarit i pëlqen të luajë përkrah Mbappes në PSG,  por ai është i vetëdijshëm se fituesi i Kupës së Botës ka shumë punë për ta arritur nivelin e ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona.

Sulmuesi francez ka mahnitur në Ligën e Kampionëve këtë sezon, sidomos në Camp Nou ku e mposhti Barcelonën i vetëm.

“Nuk mund t’i krahasosh. Ata kanë stil të ndryshëm të lojës”, tha Neymar kur u pyet për Mbappen dhe Messin.

“Messi është lojtari më i mirë që ma kanë parë sytë dhe Kylian është rrugës për t’u bërë njëri prej më të mirëve”, shtoi ai.