Neymar largohet nga PSG në verën e vitit 2020?

Bisedimet mes Paris Saint Germain dhe Neymar për vazhdimin e kontratës kanë ngecur.

Skuadra franceze nuk janë të bindur për të vazhduar bisedimet me Neymar, duke parë qëndrimin e këtij të fundit kur ishte afër largimit.

Braziliani preferonte një rikthim te Barcelona, nga e cila skuadër në vitin 2017 ishte transferuar te PSG për një shumë rekorde, 222 milionë euro.

Kjo situatë e pasqaruar ka çuar në ngecjen e bisedimeve për vazhdimin e kontratës, shkruan La Parisien.

Mos vazhdimi i kontratës lë të kuptohet një largim të Neymar në verën e vitit 2020.

loading…