"Le Clasique"

Neymar kërkon të dënohen tifozët e Marseilles që hedhën gjëra në drejtim të tij

Ylli i Paris Saint Germain, Neymar ishte objektiv i tifozëve të Marseilles, me këta të fundit që hedhën gjëra në drejtim të brazilianit gjatë përballjes derbi mbrëmjen e kaluar.

Neymar ka kërkuar nga autoritetet e futbollit francez të ndërmarrin masa ndaj këtyre veprimeve.

PSG mposhti Marseillen me golat e Mbappe e Draxler që u realizuan në 15 minutat e fundit të takimit, duke e cuar në 11 numrin e fitoreve rreshte të parisienëve.

“Kjo nuk është gjëja e duhur për ta bërë. Mendoj se autoritet, jo vetëm gjyqtarët por të gjithë atë që drejtojnë futbollin francez të marrin masa lidhur me këtë rast. Kjo nuk bën të ndodh, për arsye se sa herë që luajmë këtu përsëriten gjërat e njejta. është e rrezikshme mund të shkaktojë ndonjë prerje dhe këtë nuk e pëlqej. Shpresoj se personat përgjejës të bëjnë dicka”, tha Neymar.

PSG është skuadra e parë që e fillon sezonin me 11 fitore rradhazi në 5 ligat kryesore në Europë, prej Tottenhamit në vitin 1960.