Neymar: Kam shumë për të mësuar nga Messi dhe Ronaldo

Neymar i sheh Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon si dy lojtarë të mëdhenj të futbolli teksa e përmend se mund të mësojë shumë nga ta.

Messi dhe Ronaldo kanë krijuar një hegjemoni në fitimin e trofeve individual dhe kolektiv në 10 vitet e fundit ndërsa numërojnë secili nga 5 Topa të Artë.

Neymar ka pasur lëvdata për dy lojtarët ndërsa ka zbuluar se Messin e ka idol.

“Kam luajtur me Messin që sipas meje është një prej futbollistëve më të mirë i të gjitha kohërave, dhe ai është idoli im në futboll. Me Messin kam mësuar për secilën ditë qoftë në stërvitje qoftë duke luajtur apo edhe vetëm duke e shikuar. Kjo gjë më ka ngritur kapacitetin tim futbollistik sepse kam mësuar shumë prej tij. Ndërsa Cristiano Ronaldo është një bishë. Të përballesh me të është nder dhe kënaqësi”, deklaroi Neymar në një intervistë përkrahë yllit të NBA-së Stephen Curry.

Neymar që ka shënuar 8 gola këtë sezon në Ligue 1 shtoi se dyshja Messi-Ronaldo janë për t’u marrë shembull nëse dëshiron të përmirësohet në çdo aspekt, gjersa braziliani dy herë ka përfunduar prapa tyre në pozitën e tretë në garën për Topin e Artë.