Neymar: Jam i gatshëm të luaj kundër Real Madridit

Neymar ka deklaruar se është shëndosh e mirë dhe i gatshëm për t’i ndihmuar Paris Saint-Germainit të mposhtë Real Madridin në Ligën e Kampionëve, pas lëndimit të fundit.

Lëndimet kanë qenë pengesë për Neymarin deri tani këtë sezon. Ai nuk ka luajtur për PSG-në që nga fitorja 4-0 kundër Angers më 5 tetor, për shkak se e tërhoqi muskulin.

Megjithatë, duke folur për FootMercato, Neymar tha se synon të rikthehet shumë shpejt.

“Ndihem shumë mirë. Ndihem tepër mirë për të luajtur kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve”, tha Neymar.

PSG-ja do të luajë kundër Lille në Ligë 1 të premten, para se të udhëtojë drejt Spanjës për t’u ballafaquar me Real Madridin në një duel vendimtar për vendin e parë në grup.