Futbollisti brazilain, Neymar ishte i lumtur me tre golëshin e shënuar nga Edinson Cavani në fitoren e thellë 0-4 të Paris Saint Germainit ndaj Monacos.

Neymar realizoi gol nga penalltia për të vulosur rezultatin final të takimit, teksa PSG i ka fituar 13 ndeshjet e para në Ligue 1 një rekord ky për kampionatin francez, derisa kanë edhe 13 pikë diferencë me ndjekësin e parë, Lillen.

“Jam shumë i lumtur për golin dhe veçanërisht për fitoren. Pastaj hettriku i Cavanit, jo vetëm ai por të gjithë jemi të lumtur me të, ai është numri 9 i yni. Shpresoj se do të vazhdojmë në këtë mënyrë duke i fituar ndeshjet dhe duke i zgjeruar rekordet edhe më shumë”, tha Neymar.

Starti prej 13 fitoreve rradhazi është rekord në elitën e futbollit francez, me Olympique Lillois që e mbante më herët rekordin me 8 fitore në sezonin 1936-1937.