Neymar i gëzohet mungesës së Messit në përballjen Brazil-Argjentinë

Lionel Messi nuk është paraqitur në grumbullimin e Argjentinës prej Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, teksa ish bashkëlojtari i tij te Barcelona, Neymar është i lumtur me këtë fakt në prag të sfidës miqësore Brazil-Argjentinë.

Neymar mendon se mungesa e Messit në këtë ndeshje është lajm i keq për shikuesit, por jo edhe për kombëtaren e Brazilit të cilët sipas sulmuesit të Paris Saint Germain do ta kenë më të lehtë përballë “La Celeste”.

26 vjeçari sidoqoftë thotë se Argjentina ka lojtarë tjerë të mirë që mund t’i bëjnë dëm 5 herë kampionëve të Botës.

“Ne nuk e nënvlerësojmë kualitetin e Argjentinës. Ata kanë Dybalan, një lojtar që e pëlqej shumë. Do të jetë një ndeshje e vështirë e cila nuk ka favoritë”, u shpreh Neymar.

Neymar shtoi se është përshtatur me rolin e ri të numrit 10-të te PSG,  ndërsa te Brazili ka më shumë liri.

“Gjatë viteve futbollistët dëshirojnë të gjejnë pozitën më të përshtatshme për ta, por unë mendoj se kam ende shumë për të dhënë. Jam i lumtur dhe unë nuk ik nga përgjegjësitë e mija”, përfundoi Neymar.