Tri gola

Neymar hyn në histori të Ligës së Kampionëve

Këtë mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Kjo xhiro do të mbahen mend gjatë nga Neymar.

Ylli brazilian shënoi tri gola në fitoren 6:1 të PSG-së ndaj Crvena Zvedas.

Me këto tri gola, Neymar hyn në histori të Ligës së Kampionëve.

Neymar ka barazuar rekordin e Kaka (30 gola), si braziliani me më së shumti gola në garën elitare evropiane për klube.

Ky rekord sigurisht që do të tejkalohet nga Neymar, që vazhdon të luajë me PSG-në në Ligën e Kampionëve.