Ylli brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymar, u largua nga fusha duke qarë pasi u lëndua gjatë ndeshjes së mbrëmshme në stadiumin Parc des Princes, kundër Strasbourgut.

Sulmuesi 26-vjeçar e lakoi kyçin e këmbës dhe u detyrua ta linte ndeshjen në gjysmë, pasi që i duhej të merrte trajtim mjekësor në zhveshtoren e PSG-së,

Neymar got injured!
Serious ankle twist, left the pitch in tears! pic.twitter.com/QQTnpIXakB

— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) January 23, 2019

Ende nuk dihet se sa serioz është lëndimi i Neymarit, mirëpo PSG-ja arriti ta fitojë këtë ndeshje, e zhvilluar në kuadër të Kupës së Francës, me rezultat 2-0. Djelmoshat e Thomas Tuchel e siguruan këtë fitore përmes golave të shënuar nga Edinson Cavani dhe Angel Di Maria.

Me këtë fitore, tani PSG-ja ka kaluar në fazën e 1/8 të finales së Kupës së Francës.

Neymari është lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit pasi PSG-ja u detyrua t’i shpenzojë plot 222 milionë euro për ta blerë atë.

Kur kanë mbetur edhe 19 ditë nga ndeshja e parë e vlefshme për fazën me eliminim direkt në Champions League kundër Manchester Unitedit në “Old Trafford”, Neymar rrezikon seriozisht të mungojë në atë përballje.