Neymar do të largohet nga PSG verën e ardhshme me ndihmën e FIFA-s

Neymar Junior, përtej dëshirës së madhe për t’u kthyer te Barcelona, u detyrua të qëndronte te PSG, por me idenë se transferimi do të kryhet patjetër verën e ardhshme.

Dhe nuk do të jetë Barcelona që do ta detyrojë ekipin francez ta pranojë ofertën, por FIFA.

Në nenin 17 të Rregullores për Statutin dhe Transferimin e Futbollistëve, parashikohet që institucioni më i rëndësishëm në botë të vendosë çmimin për shitjen e lojtarit, nëse ky i fundit nuk ka ka rinovuar kontratën në përfundim të sezonit të tretë.

Verën e ardhshme, Neymar do të përmbushë atë që FIFA e përkufizon si periudha e mbrojtjes, që janë 3 sezone të plota, apo 3 vjet. Kur të kalojë kjo periudhë, nëse futbollisti ka ende të njëjtën kontratë që nënshkroi në momentin kur u ble nga një klub (pa e rinovuar atë), FIFA i njeh të drejtën për t’u larguar, duke paguar një dëmshpërblim.

Ky dëmshpërblim përllogaritet nëpërmjet një formule të vetë FIFA-s, që merr në konsideratë koston e futbollistit në momentin e transferimit dhe amortizimin, pa harruar këtu edhe faktorë të tjerë.

Përfaqësuesit e Neymarit janë konsultuar tashmë me FIFA-n dhe e dinë që klienti i tyre vitin tjetër mund të largohet nga Paris Saint Germain për vlerën e 170 milionë eurove, çmim që sigurisht do të vendoset nga qeveria futbollit.

Rastet që i vijnë në ndihmë avokatëve të Neymarit janë ato të skocezit Andy Webster (vendimi u dha nga CAS në vitin 2008) dhe të brazilianit Matuzalem (2009). Nëse PSG nuk do të jetë dakord me çmimin e vënë nga FIFA, mund ta apelojë në CAS, institucion që mund të “korrigjojë” shifrën që duhet paguar për kartonin e futbollistit.

loading…