Neymar: Djali im do shumë Mbappen

Djali i Neymarit është një fans i madh si yllit të Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappes, këtë e ka thënë ylli brazilian.

Ish-sulmuesi i Barcelonës erdhi në PSG si një yll mirëpo ai tani nuk është ylli i vetëm, pasi në “Parc des Princes”, po shkëlqen Mbappe, i cili në ndeshjen e mbrëmshme kundër Lyonit i shënoi 4 gola brenda 13 minutave në fitoren 5-0, ku golin tjetër e shënoi Neymari nga pika e bardhë, transmeton Gazeta Express.

“Djali im e do shumë Mbappen”, ka thënë Neymari.

“E mora më vete në stërvitje dhe fliste vetëm për Mbappen gjatë gjithë kohës. Ai dëshiroi një foto me të, dhe pastaj e bëri për t’ua treguar shokëve të tij në shkollë, dhe ishte shumë i lumtur”.

“Mbappe është një lider i teknikës dhe grupi e respekton atë. Sapo ta hap gojën për të thënë diçka ne e dëgjojmë dhe e kuptojmë atë, pa marrë parasysh sa vjeçar është”.

“Ky është një grup ku secili e di rëndësinë e njëri tjetrit dhe sonte dua ta uroj Mbappen”.