Neymar

Neymar dëshiron rikthimin te Barcelona, tani zbulohet edhe qëndrimi i klubit katalunas

Neymar Junior është lidhur pothuajse vazhdimisht me Barcelonën gjatë pesë viteve të fundit, veçanërisht që kur Joan Laporta u kthye në presidencë.

Verën e kaluar Laporta dhe Deco konfirmuan se ata diskutuan një marrëveshje për Neymar.

32-vjeçari, i cili mban kontakte të rregullta me Laportan, thuhet se dëshiron të kthehet te Blaugrana në verën e vitit 2025, në fund të kontratës së tij me Al-Hilal në Arabinë Saudite.

Megjithatë, Fabrizio Romano pretendon se Barça as nuk po e konsideron rikthimin e tij.

Për më tepër, Romano vëren se skuadra katalanase është në kërkim të një anësori të majtë, por emri i Neymar nuk është në tavolinë për momentin.

Neymar është jashtë fushës që nga tetori pasi pësoi një çarje të ligamentit të kryqëzuar dhe ndoshta koha larg fushës mund ta bëjë atë të reflektojë për karrierën e tij.