Neymar beson se Emery do t’i sjellë suksese Arsenalit

Ylli i Paris Saint Germanin dhe Brazilit, Neymar e ka lavdëruar ish trajnerin e tij te parisienët, Unay Emery teksa beson se spanjolli do të jetë i sukseshëm te Arsenali.

Emery u emërua trajneri i “The Gunners” qershorin e kaluar ndërsa ka pasur një start pozitiv te londinezët që rradhiten në vendin e 5-të në Premier League dhe nuk mposhten prej 16 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet.

“Tani është e thjeshtë për ta thënë sepse Arsenali po luan shumë mirë. Ata po kalojnë nëpër një formë shumë të mirë dhe të gjithë janë të vetëdijshëm se Emery është një trajner i madh. Unë jam shumë i lumtur që kam punuar me të sepse ai është një person që punon shumë. Mendoj se do t’i sjell gjëra të mira Arsenalit që është klub i madh dhe i rëndësishëm në Angli, i dëshiroj fat”, nënvizoi Neymar.

Pas 3 barazimeve rresht Arsenali ka 8 pikë më pak se lideri Manchester City.