Newcastle-Liverpool, Salah kthen në avantazh “Të Kuqtë” (VIDEO)

Liverpool ka arritur të zhbllokojë ndeshjen kundër Newcastle, e vlefshme për javën e 37-të të Premier League, falë një goli të Van Dijk.

Mbrojtësi holandez është lënë vetëm në zonën e rreptësisë nga lojtarët e Rafa Benitez, ish-trajneri i “Të Kuqve”, dhe ka mposhtur me lehtësi portierin e bardhezinjve.

Vendasit janë zgjuar pas shtatë minutash dhe kanë barazuar me Atsu, pasi Alexander-Arnold i mohoi golin Rondon-it duke përdorur bërrylin.