Neville shpërthen kundër Xhakës: Një lojtar me eksperiencë që luan pa eksperiencë

Analisti i Sky Sports, Gary Neville ka mbetur i irrituar me Granit Xhakën pas barazimit 2-2 të Arsenalit ndaj Tottenhamit.

Kapiteni i ‘Topçinjëve’ shkaktoi penallti në pjesën e parë, të cilën Harry Kane e shndërroi në gol, ndërsa ish lojtari i Manchester United ka mbetur tejet i zemëruar me reprezentuesin zviceran.

Neville e përshkroi veprimin mesfushorin si: “çmenduri absolute nga Xhaka. Nga një lojtar me eksperiencë i cili nuk luan asnjëherë me eksperiencë”.

“Ai e bën atë gjë javë pas jave dhe kurrë nuk mëson”.

Në studio, Graeme Souness dha një mendim të ngjashëm: “Kjo është diçka që mësoni në javën tuaj të parë si profesionist”.

Xhaka ka 76 paraqitje për Zvicrën dhe pothuajse 150 ndeshje për Arsenalin.

loading…