Neville: Lukaku ka më shumë se 100 kilogramë

Largimi i Romelu Lukakut nuk është se e ka lënë keq Manchester Unitedin. Tifozët e “Djajve të Kuq” e kanë publikuar një video me gafat e futbollistit belg, kurse legjenda Gary Neville theksoi se nga “Old Traffordi” u largua një futbollist që kishte peshë prej më shumë se 100 kilogramësh

Romelu Lukaku është duke e kompletuar transferimin në Inter, ndërsa legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville thotë se “Djajtë e Kuq” e morën vendimin e duhur për shitjen e lojtarit.

Tifozët e Unitedit e publikuan një video me gafat e Lukakut, duke demonstruar se nuk janë mërzitur nga largimi i sulmuesit belg, i cili ishte “rebeluar” gjatë kësaj vere dhe po e kërkonte largimin nga “Teatri i Ëndrrave”.

Ish-mbrojtësi i djathtë anglez thotë se nga United u largua një futbollist në mbipeshë.

26 vjeçari i kushtoi Interit afro 80 milionë euro.

Ai i ka zhvilluar 96 ndeshje me Man Utd dhe i ka realizuar 42 gola.

Në të kaluarën, Lukaku kishte luajtur edhe në Chelsea e Everton.

“Ai e kishte pranuar se ishte në mbipeshë. Ai është mbi 100 kilogramë. Ai do të shënojë gola dhe do të ketë sukses ndoshta në Inter, por edhe joprofesionalizmi është ‘ngjitës’”, ka thënë Neville.

loading…