Neuropsikiatri Ulaj i reagon Uk Lushit që ia publikoi emailin Albin Kurtit ku e quante Surroin tiran e arrogant

Neuropsikiatri dhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Jusuf Ulaj, ka reaguar pas publikimit të një emaili në mes të Albin Kurtit dhe publicistit shqiptaro-amerikan, Uk Lushi.

Ky i fundit, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur një bisedë që kishte me liderin e LVV-së para 16 vjetësh.

Kjo, sipas Jusuf Ulajt, është e ulët dhe e qëllimshme.

Ai ka thënë se Lushi si një intelektual që jeton në Amerikë më mirë do të ishte po ta shfrytëzonte opsionin e “letrës publike” për Kurtin.

Postimi i plotë:

Publikimi tani i një komunikimi privat pas 16 viteve (pa lejen e bashkë komunikuesit) është tendencioz dhe i pa moralshëm. Ti i din arsyet dhe le t’ju shërbejë për ndere”, ka shkruar ai.

“Si intelektual qe jeton ne Amerike, pse nuk shfrytezojshe opsionin, “letër publike Albin Kurtit” dhe publikisht te jepshe mendimin dhe sugjerimin tënd (për Albinin) per situatën e atëhershme politike dhe mënyrën e sjelljes se tij? Publikimi tani i një komunikimi privat pas 16 viteve (pa lejen e bashkekomunikuesit) eshte tendencioz dhe i pa moralshem. Ti i din aresyet dhe le t’ju shërbejë për ndere!

PS: Te gjithe ju qe keni komunikuar privat me UL rrini nen ankth duke pritur momentin e përshtatshëm per “UKEN” per t’ua bere publike.