Gazeta Shneta publikoi një video ku në Klininën e Neurokirurgjisë në QKUK, rrjedhja e ujit nga dëmtimi i gypave ka shkaktuar përmbytje.
Ndërsa për këtë gjë ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili e quajti gjendjen alarmante teksa shtoi edhe se “më keq nuk ka qenë as në kohë të luftës”.
Reagimi i Haxhiut:
Këto pamje të regjistruara nga mediat, janë dëshmi e reagimit tim në pothuajse çdo seancë të Kuvendit.
Kaq keq asnjëherë nuk ka qenë shëndetësia, as në kohën e luftës.
Gjendja e paraqitur është alarmante, jo vetëm për Ministrinë e Shëndetësisë por edhe për Prokurorinë e Kosovës e cila duhet të hetojë keqperdorimet e shumta në këtë sektor.
Pasojat e kësaj situate të krijuar mundë të jenë fatale për pacientët dhe personelin shëndetësor.







