Neuer drejt Premierligës, kjo skuadër po e kërkon

Manuel Neuer mund të largohet nga Bayern Munich për t’u transferuar në Angli.

Gjatë ditës së djeshme ‘Bild’ raportoi se Neuer ka refuzuar ofertën e Bayern Munich për vazhdimin e kontratës/

Bavarezët i ofrojnë atij zgjatje një vjeçare, dhe ai po kërkon një kontratë katër vjeçare.

Kjo do të thotë se Neuer këtë verë mund të ndryshojë skuadër, dhe këtë situatë dëshiron ta shfrytëzojë Chelsea.

Frank Lampard tashmë nuk po konsideron të ardhmen në portierin Kepa Arrizabalaga, dhe Neuer do t’i besohej vendi i portierit spanjoll