Nesër mot me shi dhe borë

Mbi vendin tonë gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot me shi dhe borë.

Herët në mëngjes reshje me të qëndrueshme shiu. Ditën më freskët, kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Në vise kodrinoro-malore reshje shiu dhe bore, që gradualisht do të shndërrohen vetëm në reshje bore.

Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-13m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.