Komisioni i Garave I Federatës së Futbollit të Kosovës ka njoftuar klubet pjesëmarrëse të çerekfinales së Kupës së Kosovës se shorti për këtë fazë të garave do të tërhiqet, të mërkurën (më 14 shkurt), në orën 12:00, në selinë e FFK-së.

Pjesë e shortit do të jenë tetë skuadra: Prishtina, Malisheva, Suhareka 23, Vjosa, Ballkani, Drita, Dukagjini dhe Trepça’89.

Të kujtojmë se Llapi u eliminua në fazën e kaluar nga trepça ’89 që ishte befasia më e madhe, derisa rivalët më të mëdhenj për ta fituar këtë trofe që dërgon në garat ndërkombëtare janë, ballkani, Drita e Prishtina, duke mos përjashtuar as Dukagjinin që edicionin e kaluar ishte pjesë e finale kur u mposht nga Prishtina. /Ballkani.info