KQZ

Nesër mblidhet KQZ, prezantohet raporti për verifikimin e nënshkrimeve nga qytetarët në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të premten do të mbajë mbledhje, në të cilën do të prezantohet raporti për verifikimin e peticioneve të pranuara nga kuvendet komunale në katër komunat veriore.

Kështu ka konfirmuar Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së.

“Mund t’ua konfirmoj se të premten, më 8 mars 2024, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është planifikuar të prezantohet raporti lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuar nga kryesuesit e Kuvendeve Komunale, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”, tha ai.

VIDEO BONUS: Çeku demanton Komunën e Skenderajt, thotë se i kontaktuan për të qenë pjesë e organizimit të Epopesë