Kryeministri shqiptar

Nesër mbahet mbledhja e parë qeveritare në Maqedoni me kryeministër Talat Xhaferin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka caktuar seancën e parë të përbërjes qeveritare të sapo zgjedhur.

Ajo është parparë të mbahet nesër me fillim në orën 12:00.

Për konkluzionet dhe vendimet e seancës, publiku do të njoftohet pas përfundimit e seancës.

Sipas Klan Maqedonia, incizuesit dhe fotoreporterët do të kenë mundësinë të marrin pamje në fillim të seancës.

Për këtë qëllim, incizuesit dhe fotoreporterët duhet të mbërrijnë në Qendrën e Medias të Qeverisë më së voni deri në orën 11:00.

VIDEO BONUS: Ambasadori amerikan thirrje BQK-së: Të shtyhet zbatimi i vendimit për ndalimin e dinarit