Nëse po kërkoni një lidhje serioze, hiqni dorë nga këto shenja horoskopi

Binjakët
Binjakët janë më të prirur për të patur një marrëdhënie jo tradicionale. Kjo, sepse ata janë kaq të dhënë pas njohjeve të reja, pas bisedave interesante sa shpesh harrojnë që kanë lënë të takohen me partnerët e tyre apo t’u përgjigjen në telefon. Ata nuk janë njerëzit më të përshtatshëm për t’ju dedikuar gjithë kohës vetëm partnerit dhe kjo bie ndesh, nëse qëllimi juaj është diçka tjetër.

Shigjetari
Disa njerëz vdesin të dinë se janë të aftë për të pasur gjithnjë dikë krah tyre, por kjo s’vlen për një Shigjetar, i cili e dashuron lirinë. Kjo shenjë përkushtohet totalisht në hapat e parë të lidhjes, por kur kjo periudhë të ketë kaluar, bëhuni gati të gjeni dikë tjetër. Një Shigjetar ka gjithmonë një sy bredharak dhe s’do t’i kursej vetes asnjë flirt. Prandaj një partner që pranon poligaminë është i duhuri për të.

Ujori
Ata janë politikanë të lindur dhe do të thonë gjithmonë atë që ti do të dëgjosh. Pas kësaj, ata vazhdojnë programin që kanë nisur. Kur marrëdhënia bëhet e parashikueshme, Ujorët mërziten shpejt. Ky është flamur i kuq për këdo që do një lidhje të gjatë.

Peshqit
Disa njerëz janë të vendosur dhe s’e kanë problem t’i përkushtohen vetëm 1 njeriu të vetëm. Kurse Peshqit, ëndërrimtarët e zodiakut mund të ndërrojnë mendje nga momenti në moment. Pas pak kohësh, ata do të duan diçka tjetër për t’u arratisur. Mos harroni, janë gjithashtu shumë mendjehapur!

loading…