Nëse nuk ndodh punësimi i obiliqasve në KEK, qytetarët do të vazhdojnë me protestaKuvendi Komunal i Obiliqit ka diskutuar sot në një seancë të jashtëzakonshme për mos implementimin e Ligjit të Obiliqit dhe moszbatimin e vendimit të Qeverisë për dhënie të përparësisë për punësimin e banorëve të kësaj ane në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Pozita dhe opozita u pajtuan për ngritje të një padie për KEK-un përmes të cilit kërkohet pezullim i vendimit të konkursit të fundit në këtë ndërmarrje, ndërsa u paralajmëruan protesta nëse nuk implementohet Ligji për Obiliqin sa i përket përparësisë së obiliqasve për punësim në KEK.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi tha se Korporata Energjike e Kosovës nuk po e zbaton Ligjin për Obiliqin, i cili ka hyrë në fuqi këtë vit dhe as vendimin e Qeverisë për dhënies të përparësisë për punësim në këtë korporatë obiliqasve.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të marrë masa ndaj menaxhmentit të KEK-ut për mos respektimin e Ligjit të Obiliqit, dhe vendimeve të saj. I pari i Obiliqit tha se nëse dalin qytetarët e komunës së tij të protestojnë, do t’u bashkohet edhe ai.

Seancën e sotme mashtrim për qytetarët e Obiliqit e ka quajtur shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Aziz Bici i cili pati një përplasje me të parin e kësaj komune, për çka e akuzoi për punësime partiake.

Në replikën e tij i pari i Obiliqit, Xhafer Gashi tha se vëllai i tij për shumë vite ka dhënë kontributin në KEK, dhe ftoi për unitet pozitën dhe opozitën duke anashkaluar dallimet politike, pasi bëhet fjalë për një problem të ndjeshëm për obiliqasit.

Në këtë seancë, Armend Rushiti nga Lëvizja për Bashkim tha se për punësimet në KEK nga ana e banorëve të Obiliqit po hasin në pakënaqësi të shumta, e krejt kjo sipas tij po ndodh për shkak të premtimeve të pazbatueshme të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryetarit Xhafer Gashi, derisa reagimin e ekzekutivit të Obiliqit e ka konsideruar të vonuar.

Shefi i grupit të asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shaip Paloja tha se në Obiliq po bëhen degradime të mëdha që po i pësojnë pastaj qytetarët.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme prezent munguan asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa të pranishëm ishin banorë të Hades, Shipitullës e fshatrave tjera përreth.

Në emër të banorëve të fshatit Hade foli Labinot Mirena, i cili paralajmëroi protesta nëse nuk përmbushen premtimet për punësim.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj me ardhjen e tij në këtë pozitë u kishte premtuar banorëve të Shipitullës dhe Hades shpronësim të shpejtë, si dhe punësimin e nga një anëtari të familje