”Nëse Messi dëshiron të jetë më i miri, ai duhet të shkojë te Real Madridi”

Ish portieri i Boca Juniors, Hugo Gatti ka pohuar se e vetmja mënyrë që Lionel Messi mund të provojë se është lojtari më i mirë në botë është të transferohet te Real Madridi dhe të tregojë se ai mund të arrijë atë që bëri Cristiano Ronaldo.

Messi prodhoi një paraqitje spektakolare në fitoren 5-1 të Barcelonës kundër Real Valladolid të martën duke shënuar dy gola dhe duke asistuar dy të tjerë.

Bashkatdhetari i tij nuk është i bindur që ai mund të bëjë të njëjtën gjë kundër klubeve të mëdha.

“Duket sikur unë jam anti-argjentinas, por derisa Messi të luajë në ndeshjet e mëdha, ai do të vazhdojë të jetë lojtar i ndeshjeve në shtëpi”, tha Gatti në emisionin televiziv ‘El Chiringuito de Jugones’.

“Ai duhet të ketë topa për të shkuar te Real Madridi dhe të provojë gjithçka atje si Cristiano”.

“Përndryshe ai do të jetë vetëm një lojtar më shumë, asgjë më shumë”, përfundoi ai.

loading…